Bishkek, 20 maj, NOA - Konflikti mes forcave politike në Kirgizi ka marrë një tjetër drejtim. Mijëra protestues janë mbledhur sot në jug të Kirgizisë, pas trazirave ndëretnike të së mërkurës.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se disa, nga rreth 5 mijë njerëzit e tubuar në qytetin Xhalal-Abad, kanë sulmuar guvernatorin rajonal.
Guvernatori kishte tentuar të bisedojë me turmën, së bashku me ushtruesin e detyrës të ministrit të Brendshëm.
Kirgizia jugore është përfshirë nga një valë e vazhdueshme trazirash, pas shkarkimit të presidentit Kurmanbek Bakiev, gjatë protestave të dhunshme të muajit të kaluar.
m.xh/NOA/RFE