English

Kukës: Nga Vjet, Në Rënie Aksidentet Rrugore

KUKËS, 20 maj /ATSH-R.Hoxha/ - Në rrethin e Kukësit për periudhën janar - 20 maj është regjistruar vetëm një aksident automobilistik me pasojë, plagosjen e 3 personave, pasi ndonëse treguesit janë në rënie nga viti në vit, problemi ndiqet me rigorozitet nga Policia e qarkullimit rrugor. Por sërish ka probleme që verëhen në numrin e madh të gjobave ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. "Për këtë periudhë janë marrë 2278 gjoba me një vlerë prej mbi 2,3 milionë lekë, prej të cilave janë vjelë 1,7 milion lekë", thotë për ATSH-në, drejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut, Sadri Ramçaj. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë bllokuar edhe 65 automjete, kryesisht për mungesa në dokumentacion. Në vitin 2009 në qarkun e Kukësit u regjistruan 6 aksidente rrugore me pasojë 2 të vdekur, ndaj drejtuesve të mjeteve që kishin shkelur rregullat e qarkullimit rrugor u vendosën 4160 gjoba me një vlerë prej 4,1 milion lekësh si dhe u bllokuan 75 mjete gjithsej./ch/
KOMENTE