English

Kukës: Tuneli I Kalimashit, Nesër Nis Lëvizja E Makinave

KUKËS, 20 maj /ATSH-R.Hoxha/ - Rehabilitimi përfundimtar i transformatorëve në nënstacionin e Rexhepajt shënon përfundimin e punës në tunelin jugor të autoastradës Durrës-Kukës-Morinë, që pritet të çelet për lëvizjen e mjeteve nesër në ora 10 të paradites, ku do të marrë pjesë edhe ministri i transporteve, Sokol Olldashi. Ndërpreja e energjisë, për shkak të riparimit përfundimtar të transformatorit e ka lënë Kukësin pa drita për më shumë se pesë orë. "Kjo ndërprerje është rrjedhojë e një defekti që ai kishte që në periudhën e dimrit, ndërsa riparimi i tij ishte bërë i domosdoshëm",- tha për ATSH-në përgjegjësi i zyrës ekonomike në prefekturën e Kukësit, Shkëlqim Dulla./ch/
KOMENTE