English

Kukës: Zgjerohet Harta E Pajtimit Nga Gjakmarra

KUKËS, 20 maj /ATSH-R.Hoxha/ - Përpjekjet për parandalimin e fenomenit të gjakmarrjes në qarkun e Kukësit kanë dhënë rezultate pozitive dhe tani puna është përqëndruar në pajtimin e rasteve të shfaqura deri edhe në zonat më të thella. "Për periudhën janar - 12 maj në qarkun e Kukësit janë zgjidhur me pajtim 336 konflikte", thotë për ATSH-në, drejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut, Sadri Ramçaj. Por me gjithë uljen e ndjeshme, gjakmarrja në qarkun e Kukësit mbetet fenomen shqetësues. Në rrethin e Tropojës janë 6 familje të ngujuara dhe 118 të tjera me tendencë për gjakmarrje, në rrethin e Hasit 3 familje të ngujuara dhe 32 me tendencë të gjakmarrjes dhe në rrethin e Kukësit një familje e ngujuar dhe 108 me tendencë për gjakmarrje. Pozitiv është fakti se tashmë nuk ka asnjë fëmijë të ngujuar në këtë zonë. Për eliminimin e këtij fenomeni është rritur bashkëpunimi i të gjitha strukturave shtetërore me synim, parandalimin e çdo grindjeje që mund të ndodhë veçanërisht për probleme të pronësisë, apo për grindje të çastit. "Rezultatet e kësaj periudhe tregojnë se nëse punohet duke bashkëpunuar, mundësitë janë që të eliminohet fenomeni", thotë Ramçaj./ch/
KOMENTE