English

Kuvendi Miraton Dy Nga Tre Dekretet E Presidentit Për Anëtarë Të Gjykatës Kushtetuese

TIRANË, 20 Maj/ATSH/.-Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot dy nga tre dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e tre anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Në seancën e sotme plenare, deputetët e maxhorancës miratuan me 70 vota dekretet e emërimit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të kandidaturës së Altina Xhoxhajt dhe të Bashkim Dedes, ndërsa rrëzuan me 66 vota dekretin e emërimit të kandidatit tjetër Vangjel Kosta. Më 13 maj, Presidenti i Republikës i propozoi Kuvendit tre anëtarët e rinj të kushtetueses, pas një procesi përzgjedhje, të nisur më 25 janar 2010, në përmbushje të detyrimit të tij kushtetues. Në bazë të përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen nga radhët e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo me pak se 15 vjet në profesion. Presidenti Topi e zgjodhi këtë procedurë si dy vjet më parë, pas rastit të vitit 2008 kur pesë kandidaturat e propozuara për vendet vakante në Gjykatën e Lartë u rrëzuan në parlament me shumicë votash (16 qershor 2008). Maxhoranca në atë kohë u deklarua se Kreu i shtetit nuk ishte konsultuar më parë lidhur me kandidaturat që do t'i përcillte Kuvendit./a.s//n.m/
KOMENTE