English

Kuvendi nis punimet, opozita mungon sërish

Tiranë, 20 Maj, NOA – Kuvendi ka nisur seancën e tij të radhës, ndërsa grupi parlamentar i deputetëve të Partisë Socialiste, sërish nuk është i pranishëm në sallën e punimeve të tij.

Ndërkaq, grupi parlamentar demokrat është mbledhur për të vendosur për qëndrimin që do të mbajë ndaj opozitës.

Kjo seancë korrespondon me një ditë pas ndërprerjes së grevës së urisë së ndërmarrë prej socialistëve, e cila zgjati mëse 19 ditë poshtë godinës së Kryeministrisë, në bulevardin kryesor të vendit, atë “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkaq, sot në Strasburg, kryeministri Berisha dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, pritet të darkojnë së bashku nën ndërmjetësimin e komisionerit për Zgjerim, Stefan Fule dhe dy prej drejtuesve më të lartë të grupeve parlamentare kryesore në Parlamentin Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE