English

Madridi: Arrestimi I Shefit Ushtarak Të Eta-S Një Operacion Shumë I Rëndësishëm

MADRID, 20 maj /ATSH-AFP/ - Arrestimi sot në mëngjes në jugperëndim të Francës i shefit të dyshuar të njësisë ushtarake të ETA-s, Mikel Karrera Sarobe dhe dy anëtarëve të tjerë të dyshuar është një operacion i rëndësishëm, deklaroi ministri spanjoll i Brendshëm. "Ky është një informacion shumë i rëndësishëm'', konfirmoi Alfredo Perez Rubalcaba. Ministri do të japë detaje në lidhje me operacionin në një konferencë shtypi. Shefi i dyshuar ushtarak i ETA-s, Mikel Karrera Sarobe dhe dy anëtarë të tjerë të dyshuar të organizatës separatiste baske u arrestuan sot në Bayonne, në jugperëndim të Francës./ /ec/ a.jor.
KOMENTE