Mjekësi - Mishi I Përpunuar Rrit Rrezikun E Sëmundjeve Kardiovaskulare Dhe Diabetit
NJU JORK, 20 maj /ATSH-MIA/ - Konsumi i shpeshtë i produkteve të përpunuara të mishit rrit gjasat për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, ndërkohë që një efekt të tillë nuk e gjejmë te mishi i freskët.
Të dhënat e mbledhura nga miliona persona të eksperimentuar nga 10 vende, bëjnë të ditur se konsumimi ditor i rreth 50 gramë mishi të përpunuar rrit deri në 42 për qind gjasat për të vuajtur nga sëmundjet e zemrës dhe 19 për qind për t'u prekur nga diabeti.
Në studimin e botuar në revistën shkencore amerikane ''Circulation'', shkencëtarët kanë arritur në përfundim se efekti negativ i mishrave të përpunuara vjen kryesisht nga përqendrimi i lartë i kripës dhe konservantëve, që mungojnë te mishi i freskët.
Edhe një varg studimesh të mëparshme e kanë lidhur konsumimin e lartë të kripërave me rrezikun më të lartë për paraqitjen e presionit të rritur të gjakut, faktorit kyç për sëmundjet e zemrës./ a.jor.