Moti I Keq - Poloni - Alarm Përmbytjesh Edhe Në Varshavë
VARSHAVË, 20 maj /ATSH-ANSA/ - Në Poloni alarmi për përmbytje është vendosur edhe në Varshavë. Vala e madhe e motit të keq vazhdon të jetë konstante në të gjithë vendin. Fryrja e lumenjve Vistola, Oder dhe të tjerë me radhë shkaktuan ditët e kaluara vdekjen e të paktën pesë personave dhe evakuimin e disa mijëra qytetarëve.
Sot përmbytjet po arrijnë rajonet e veriut dhe po kërcënojnë edhe kryeqytetin Varshavë.
Sipas deklaratave të kryeministrit Donald Tusk, përmbytje të forta si këto aktualet janë regjistruar vetëm 160 vjet më parë në Poloni. Argjinaturat e lumit Vistola pranë Varshavës arrijnë të durojnë vërshimin e ujërave në një nivel deri në tetë metra dhe parashikimet për përmbytjet flasin për kuota deri në 7.8 metra. Nuk përjashtohet as evakuimi i të gjitha zonave të banuara pranë lumit, përfshi kopshtin zoologjik. Autoritetet njoftuan se qeveria po aktivizon programin për ndihmat e banorëve në zonat e prekura nga përmbytjet.
Presidenti i Parlamentit evropian, Jerzy Buzek, garantoi se "Polonia mundet dhe duhet të mbështetet te ndihmat e Bashkimit Evropian".
/e.v/