English

Nis Punimet Seanca Plenare Në Kuvend

TIRANË, 13 Maj/ATSH/- Kuvendi i Shqipërisë nisi sot pasdite punimet e seancës plenare të radhës me diskutimin e një numur projektligjesh dhe marrëveshjesh të rëndësishme. Deputetët e Partisë Socialiste në opozitë, vazhdojnë të bojkotojnë punimet e Kuvendit, ndonëse në orët e mbrëmjes së djeshme përfaqësuesit e saj vendosën ndërprerjen e grevës së urisë të nisur më 30 prill në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku kërkonin transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Prezenca e deputetëve të majtë në Kuvend është e lidhur me zgjidhjen e ngërçit politik në vend./a.s//n.m/
KOMENTE