Strasburg, 20 Maj 2010 NOA Update 22.36 – Po zhvillohet në Strasburg te restorant "Krokodili", darka e punës me protagonistë, kryeministrin Sali Berisha, kreun socialist Edi Rama dhe diplomatët evropianë, mes tyre nga PPE, PSE dhe BE.
Darka erdhi me ftesë të Joseph Daul, Kryetar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian dhe me ftesë të Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partisë së Socialistëve Europianë në Parlamentin Evropian.
Ndaj sot Kryeministri Berisha udhëtoi për në Strasburg, për të marrë pjesë në darkën që shtrohet për të dhe për Kryetarin e Partisë Socialiste, zotin Edi Rama.
Zyrtarisht, kabineti qeveritar tha se gjatë kësaj darke do të diskutohet gjerësisht mbi rrugët dhe mbi mënyrat për t’i dhënë fund ngërçit politik në Shqipëri.
Burime pranë tryezës ku veç Ramës e Berishës, gjenden z.Daul, z. Schulz, z.Fule dhe diplomatë të tjerë evropianë, bëjnë të ditur se darka ende po vazhdon, por nuk ka nisur diskutimi i temës "së nxehtë".
r.n/NOA - Vijon...