Ferizaj, 20 maj, NOA – Forcat policore të Ferizajt në Kosovë, me ndihmën e njësiteve të tjera të specializuara, kanë mundur të arrestojnë sot pesë persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar, shantazh dhe detyrim.
Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke sqaruar se të ndaluarit mbajnë përkatësisht emrat Genc S.,Fatmir G., Sefedin K., Hysen K. dhe Imer H.
Nga ana tjetër, sqarohet se në kuadrin e operacionit të koduar “Apaqi” që u zhvillua ndaj tyre, u mundësua edhe sekuestrimi i një granate dore, një pistoleteje, një pushke gjuetie, dy predhave, një sasi municioni, radiomarrëse, maska, dylbi për pushkë të gjatë,
pajisje kompjuteri, 5 thika ushtarake, dy vetura, katër telefona, dokumente të ndryshme etj.
n.e/NOA