Elbasan, 20 maj, NOA – Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë një kontrolli të ushtruar fizik iu gjendën 5 qese farmaceutike me lëndë bimore me peshë 24.5 gramë, e cila për nga karakteristikat ngjason me lëndën narkotike të llojit kanabis sativa.
Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Elbasanit, sipas të cilave, ky arrestim është finalizuar nën kuadrin e operacionit të koduar “Rruga e re”, ndërsa i ndaluari mban emrin Agim Balia, lindur dhe banues në këtë qytet.
Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e cila parashikohet nga neni 283/2 i Kodit Penal.
n.e/NOA