English

Pakistani mbyll Facebookun, nota protestuese: Bën blasfemi!

Islamabad, 21 maj, NOA – Rrjeti më i madh shoqëror Facebook, nuk ka më akses në Pakistan, pas protestave të shumta të zhvilluara në këtë vend ndaj tij.

Mediat vendase e raportojnë këtë lajm disi të çuditshëm, duke sqaruar se pakistanezët janë mjaft “të nxehur” me materialet që ata pretendojnë se përfshihen në këtë rrjet të madh social të internetit.

Kështu, çështja e karikaturave të profetit mysliman Muhamed, ka çuar në mbylljen deri në 31 maj të këtij rrjeti nga ana e autoriteteve të Pakistanit.

Madje njoftimi parashikon edhe vendimin e qeverisë pakistaneze për të mbyllur edhe faqen e YouTube, për arsye shumë të ngjashme.

Sipas tyre, këto dy rrjete realizojnë "shpërndarjen e materialeve blasfemuese”. "Ne i dënojmë botimet e karikaturave të Muhamedit në Facebook, kjo gjë ka lënduar ndjenjat e myslimanëve në mbarë botën", tha këtë mëngjes zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Pakistaneze, Abdul Bashit.

Pak ditë më parë, edhe Bashkimi Evropian doli kundër Facebook.

n.e/NOA

KOMENTE