English

Paris - Grabiten Pesë Tablo Me Një Vlerë Prej 500 Milionë Euro Në Muzeun E Artit Modern

PARIS, 20 maj /ATSH-AFP/ - Pesë tablo të mjeshtrave duke përfshirë një të Matisse dhe një të Picassos u vodhën natën e djeshme në muzeun e artit modern të qytetit të Parisit duke sjellë një humbje prej 500 milionë eurosh, bënë të ditur burime të afërta të hetimit. Vjedhja u konstatua sot në mëngjes para hapjes së portave të ndërtesës në lagjen 16 të Parisit. Sipas disa burimeve të afërta të hetimit në këtë muze janë vjedhur veprat e piktorëve Picasso, Matisse, Braque, Leger dhe Modigliani. Pesë tablotë arrijnë vlerën e 500 milionë eurove. Zyrtarët e muzeut konstatuan se ishte thyer një dritare e muzeut, sipas të njëjtit burim./ /ec/
KOMENTE