English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 20 Maj/ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme Gazeta Shqiptare BERISHA - RAMA, NEGOCIATAT PËR DARKËN E STRASBURGUT Presioni i ndërkombëtarëve, mbyllet greva e urisë para Kryeministrisë. Komisioneri i zgjerimit anulon Algjerinë për Shqipërinë. Moratinos, telefonatë Ramës: Ndërprit grevën, që të fillojmë negociatat. Berisha anulon Shkupin. Klosi: Çadra, shkollë verore për politikanët e rinj. Titujt të tjerë të kësaj gazete: 12 mijë doktorë, sa do të përfitojnë me rrogat e reja, më shumë QSUT. Si merret tapia e legalizimit, kompensim 5 mln USD për 375 pronarë. Financat: Kosto për qytetarët, borxhi publik 7.2 mld USD. Gazeta "Koha Jonë" DËSHTON GREVA E URISË SË OPOZITËS Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi mbrëmë mbylljen e grevës dhe daljen nga ngujimi në çadra, të deputetëve dhe mbështetësve të opozitës. Greva dështon pasi nuk u realizua asnjë nga 6 kërkesat e shpallura. Qëndrimi i BE: Dialog në Parlament, zgjidhje të ngërçit vetëm brenda kornizave ligjore. Titujt të tjerë të kësaj gazete: Lohan/ Ngërçi, qëndrimi i BE është i qartë: Dialog në Parlament. Debati/ Studentët dalin kundër anglishtes për masterin. Personazh/ Dëshira për të jetuar i mposht sëmundjen e kancerit. Gazeta "Shqip" MBYLLET GREVA, ZGJIDHJA NË STRASBURG Opozita del në ditën e 19-të grevën në Bulevardin qëndror të Tiranës. Kreu socialist Rama dhe Kryeministri Berisha nisen sot drejt kryeqëndrës europiane. Mesazhi i BE-së me firmat e Doul dhe Schultz kërcënon me ndërprerjen e integrimit. Titujt të tjerë të kësaj gazete: Gërdeci, kërkohen 20 milionë lekë për çdo viktimë. Operacioni "Ura", drejtësia e lidhur me krimin e organizuar. Mbyllja e grevës pritet me mosbesim nga militantët. Gazeta "Panorama" ZBARDHEN NEGOCIATAT/ PS MBYLL GREVËN PA KUTITË, RAMA E BERISHA NË STRASBURG Darkë në Parlamentin Evropian/ Partia Socialiste ndërpreu dje grevën e urisë pas 19 ditësh ngujimi në çadrën para Kryeministrisë. Minutë pas minute me grevistët e habitur që kuptuan vendimin në momentet e fundit. Titujt të tjerë të kësaj gazete: Legalizimet, 375 familjet që marrin paratë e kompensimit. Arrestohet mësuesi, kaloi 4 nxënës nga klasa e 8-të në maturë. Të përndjekurit, lista me 442 personat që dëmshpërblehen. Gazeta "Shekulli" TAKIM RAMA-BERISHA, PS MBYLL GREVËN Pas 19 ditësh grevë urie/ Rama: Mbyllim grevën për integrimin dhe transparencën. Berisha: I hapur për opsionet e PS. Titujt të tjerë të kësaj gazete: Të përndjekurit, emrat që dëmshpërblehen. Vendimi, shtrenjtohen alkooli dhe uji. Shpërblim për fëmijët e policëve të vrarë. Gazeta "Integrimi" MBARON GREVA, FILLON DIALOGU Titujt të tjerë të kësaj gazete: Luan Rama: Interesat e vendit kërkojnë dialog. Vasili: Kontroll intensiv sanitar në zonat turisitke. Lohan: Dialogu konstruktiv të bëhet në Parlament. Gazeta "Rilindja Demokratike" DËSHTON "KAUZA E MISIONARIT", KLOR PËR PASTRIM TË BULEVARDIT Kryeministri dhe kryetari i PS ftohen në Strasburg për të rinisur dialgun politik. Rama nuk ka dhënë asnjë shpjegim para grevistëve se përse urdhëroi ndërprperjen e grevës së urisë. Titujt të tjerë të kësaj gazete: Rama, protesta ndaj BE, histeri antiperëndimore në PS. Lohan: Opozita, dialog konstruktiv në Kuvend. Noka: PS, bar të hajë dhe parimet të mos i shkelë. /gj.m/
KOMENTE