Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
HTINË, 20 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Koha Ditore"
Përfaqësuesit e vendeve të BE-së diskutuan me Peter Feithn- BE-ja e kënaqur me hetimet e EULEX-it - Në një debat që kanë pasur përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së në Komitetin për Ballkanin (COWEB) për situatën në Kosovë, në prani të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Peter Feith, thuhet se shumë vende kanë përshëndetur rritjen e aktiviteteve të EULEX-it në hetimin "e rasteve të nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar", si dhe atyre për krime lufte, duke i quajtur këto veprime si hap të duhur për ndihmë Kosovës që të forcojë sundimin e rendit dhe të ligjit dhe t'i luftojë dukuritë negative
Tituj të tjerë:
Takimi i Sarajevës nën emra personalitetesh
Somalia, vendi i 69-të që njeh pavarësinë e Kosovës
Sulmohen forcat e KFOR-it danez në veri të Kosovës
Greva merr fund - Rama dhe Berisha takohen sot në Strasburg
KQZ-ja s'mund t'i organizojë zgjedhjet pa ndërkombëtarët
Edhe GNK lyp luftimin e korrupsionit dhe sundimin e ligjit
Qeveria fillon largimin e shefave të prokurimit
"Express"
Çfarë ftese. - Në Prishtinë ka arritur ftesa e Presidencës Spanjolle për Samitin e Sarajevës. Ajo nuk i drejtohet asnjë institucioni. Në ftesë, Ministri i Jashtëm i Spanjës ka shkruar vetëm "I dashur mik". Ministria e Jashtme e Kosovës ka njoftuar se në këtë takim është ftuar Ministri Skënder Hyseni.
Tituj të tjerë:
Vendosim ne - Shefi i UNMIK'ut, Lamberto Zanier, ka ndaluar institucionet e Kosovës të zhvillojnë takimin e nënkomitetit të CEFTA's që do të mbahej në Prishtinë. Ai u ka rikujtuar se nuk guxojnë ta bëjnë këtë, nëse pala kosovare paraqitet si përfaqësuese zyrtare e shtetit. Burime të Express thonë se kjo ka tensionuar marrëdhëniet mes vendeve anëtare të CEFTA's.
Kermabo te Jasharët - Yves De Kermabo ka vizituar edhe familjen Jashari në Prekaz. Këtë takim ai e ka mbajtur tërësisht të fshehtë. Murat Jashari thotë se me kreun e EULEX'it ka biseduar për Kosovën.
Somalia njohu Kosovën
Sejdiu i apelon Lindjes
PDK, përballja me veten - Opinion
"Tribuna shqiptare"
Në qershor vendoset se kush do ta drejtojë EULEX-in edhe dy vjet - Qershori i nxehtë për Kermabonin-in
Tituj të tjerë:
Tiranë - Ndalet greva e PS-së
Prishtinë - Thaçi në Turqi
Shkup - të pakënaqur
Pavarësi nga një shtet që s'ekzison (Kosova është pavarësuar nga ish-federata jugosllave)
Somalia e njohu Kosovën
GNK për gjendjen në Kosovë - Vërejtje për të gjithë!
"Bota Sot"
Zotëri Kermabo, pse frikësoheni nga shqiptarët? - Çfarë e bën të dashur për serbët EULEX-in?!
Tituj të tjerë:
Sejdiu: Respektojeni kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës!
Kosova të përfaqësohet si shtet, pa UNMIK-un! - Në prag të konferencës së Sarajevës
Berisha: Arbëreshët janë pjesë e gjakut tonë të shprishur, Italia vend yni mik! - Forumi shqiptaro italian
Deri kur. - Editoriali
"Infopress"
Rrugës për në BERZH - Kosova afër anëtarësimit në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim
Tituj të tjerë:
Thaçi po viziton Turqinë
Somalia njeh Kosovën
Zhvarrimi në Rashkë sa më parë
Sulmohet KFOR-i në veri
Kosova me ligj të ri të shëndetësisë
"Lajm"
Punët shkel e shko i kushtojnë miliona buxhetit të Kosovës - Ura e gabuar
Tituj të tjerë:
Njohja e 69-të e Kosovës - Somaila vendosi
EULEX-i e arsyeton vizitën e shefit të vet në Skenderaj dhe në Prekaz - Vizitë rutinore
Pas letrave kërcënuese në gjuhën serbe kundër trupave të KFOR-it - Sulmohet banesa e ushtarëve danezë
Mitrovicë - Problem me uzurpatorët
"Albshkenca" promovon libër kundër Enciklopedisë maqedonase - Kundërvënie akademike
Tiranë - Përfundon greva
"Zëri"
Rrezikohen qeveritarët - Ish-objektit të "Rilindjes", ku janë vendosur katër ministri, ende nuk i është bërë kontrollimi teknik
Tituj të tjerë:
EULEX kontrollon VIP-at - Bagazhi i kryeministrit Thaçi dhe i katër ministrave është kontrolluar në detaje nga doganierët e EULEX-it, derisa shkonin për vizitë zyrtare në Turqi.
Premtime për njohje të reja
Somalia njeh pavarësinë e Kosovës
Rrënimi i ekzistencës
Opinione - Rruga e ditur dhe orari i ndërlikuar
"Epoka e Re"
Gjykata Komunale e Prishtinës ka vendosur në favor të Enver Hasanit për rastin e ashtuquajtur "Baba rektor" - "Baba" dallavare
Tituj të tjerë:
Somalia e njeh Kosovën
Shqipëri, ndërpritet greva e urisë
Strategji zhvillimi me ekspertët amerikanë
Është përuruar Korniza Kombëtare e Kualifikimeve - Hoxhaj: Të barabartë me vendet e BE-së
"Kosova Sot"
Ekonominë e shpëton reforma
Tituj të tjerë:
Avokatia që komprometon gjyqësinë
Sejdiu: Ejani investoni në Kosovë
Na njeh Somalia
Mungon një anëtar i komisionit, bllokohet konkursi për drejtor dogane
Editoriali - Duhet vendosmëri në veri
/s.s./