Strasburg, 20 maj, NOA – “Qëllimi i darkës së sotme mes Ramës dhe Berishës në Strasburg, është që të punojnë së bashku në zgjidhjen e problemeve aktuale politike në Shqipëri”.
Me një frazë të tillë, Parlamenti Europian ka komentuar zyrtarisht takimin që pritet të zhvillohet në mbrëmjen e sotme mes dy liderëve politikë kryesorë të Shqipërisë në Strasburg, në prani të dy krerëve të dy grupeve parlamentare, PSE dhe PPE, sikundër bën me dijeni se në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Stefan Füle.
“Udhëheqësit e Parlamentit Europian janë organizuar që të realizojnë këto bisedime, të cilat janë kyçe për zhbllokimin e situatës politike në Shqipëri”, thuhet në njoftimin përkatës të PE-së.
Letra është nënshkruar nga dy prej drejtuesve me të lartë të grupeve parlamentare kryesore në Parlamentin Evropian, Joseph Doul (kreu i të djathtëve) dhe Martin Schutlz (kreu i të majtëve).
n.e/NOA