English

Plagosën të riun, policia arreston tre bashkëpunëtorët

Durrës, 20 maj, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë mundur të vënë në pranga tre bashkëpunëtorët e plagosjes që iu bë dje 18-vjeçarit me inicialet A.XH.

Ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se të ndaluarit janë 17-vjeçari me inicialet M.R., 16-vjeçari me inicialet A.XH. dhe bashkëmoshatari i tij me inicialet E.H.; që të tre banues në qytetin e Durrësit.

Arrestimi i tyre u bë për arsye se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të vendit të quajtur “Rezervuari”, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin duke e qëlluar me pistoletë në bark të lartpërmendurin.

shtetasin A.Xh., vitlindja 1992, lindur ne Berat e banues ne lagjen 15 Durres, i cili aktualisht ndodhet ne Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Në cilesinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit, pistolete model 54 e kalibrit 7.62 mm. Materialet proceduriale për veprat penale të vrasjes me dashje të mbetur në tentativë të kryer në bashkëpunim si dhe të mbajtjes pa leje të armëve luftarake iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Aktualisht i dëmtuari, pas ndihmës së parë mjekësore të marrë në spitalin e Durrësit, ndodhet nën kujdes mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

n.e/NOA

KOMENTE