20 Maji - Dita Kombëtare e Fëmijëve Jetimë në vëmendjen e Vodafone Albania
Tiranë, 20 Maj 2010 NOA - Për të falur sa më shumë dashuri dhe dhuruar sa më shumë buzëqeshje në Ditën Kombëtare të Jetimëve, Kinema Millennium dhe kompania Vodafone Albania në bashkëpunim me Shoqatën e Jetimëve të Shqipërisë organizuan një ngjarje shumë ngjarje shumë të veçantë, premierën botërore të filmit “Shrek Forever After”.
Plot 250 jetimë nga qytete të ndryshme të vendit patën mundësinë e rrallë të ishin spektatorët e parë shqiptarë që ndiqnin aventurat më të reja të personazhit aq të dashur dhe shumë të njohur, Shrek.
Filmat me personazhin Shrek janë bazuar mbi përrallën me të njëjtin titull të autorit gjerman William Steig, botuar në vitin 1990.
Shrek 1 është filmi i parë që ka fituar një çmim Oskar si filmi më i mirë i animuar ndërsa Shrek 2 është prodhuar në vitin 2004 dhe është prezantuar në edicionin e 57 të Festivalit të Kanës. Shrek 3 është shfaqur në vitin 2007 dhe pati po aq sukses sa dhe paraardhësit e tij.
{youtube}u7__TG7swg0{/youtube}
Premiera e “Shrek Forever After”, ose Shrek 4 është cilësuar si kapitulli i fundit i sagës që filloi dhjetë vjet më parë dhe pritet të tërheqë vëmendjen e një audience të gjerë në të gjithë botën.
Përfaqësues të Vodafone Albania dhe Kinemasë Millennium thanë dje se ky aktivitet ishte një dhuratë speciale për fëmijët jetimë të Shqipërisë në mënyrë që ata të ndiejnë ngrohtësinë dhe përkujdesjen e shoqërisë.
Aktiviteti u zhvillua në Ditën Kombëtare të Jetimëve për të dhënë një mesazh ndërgjegjësues për shoqërinë shqiptare që të dhurojë më shumë ngrohtësi dhe përkujdesje ndaj këtij grupi shoqëror. Gjatë aktivitetit të djeshëm fëmijët jetimë u përshëndetën edhe nga zonja e parë e vendit, Teuta Topi.
r.n/NOA