English

Shkodër: Vllaznia Largon Portierin, Gjobit Futbollistët E Tjerë

SHKODËR, 20 Maj/ATSH-G. Marku/.- Pas shkarkimit të stafit teknik menjëherë pas humbjes së djeshme me Teutën, klubi i futbollit Vllaznia vijoi sot me masa të tjera ndëshkimore ndaj skuadrës. Sipas burimeve zyrtare të klubit, bordi drejtues i tij përjashtoi nga radhët e Vllaznisë portierin e saj dhe gjobiti të gjithë lojtarët. "Përjashtohet portieri Olti Bishani për të mos qënë më pjesë e skuadrës, pasi të paguajë të gjitha detyrimet ndaj Vllaznisë", thanë burimet e klubit. Sipas tyre, për shkak të paraqitjes shumë të dobët dhe zhgënjyese në ndeshjen e djeshme, klubi vendosi gjobitjen e të gjithë futbollistëve dhe stafit drejtues me nga një rrogë mujore. Mbrëmë klubi liroi nga detyra trainerin Edi Martini dhe dy ndihmësit e tij, Esat Rakiqi dhe Avenir Dani./ch/
KOMENTE