English

Shpiku bankomatin, ndahet nga jeta skocezi John Shepherd-Barron

Skoci, 20 maj, NOA – I lë lamtumirën kësaj bote “babai” i rrjeteve ATM, të njohura si bankomate, John Shepherd-Barron. Ai vdiq në Skoci, në moshën 84-vjeçare pas një sëmundje të shkurtër, ndërsa njihet si shpikësi i makinave nga të cilat “burojnë” para.

Kështu, bankomati i parë, i shpikur prej tij, është ndërtuar nga kompania britanike “De La Rue” dhe u instalua në “Barclays Bank” të Londrës, më 27 qershor 1967.

Barron tha se lindja e idesë së parave të gatshme i mbërriti ndërsa lahej një natë në vaskën e shtëpisë së tij, pasi ishte lodhur së renduri në qytet kur bankat i kishte gjetur një ditë të mbyllura e nuk mori dot asnjë monedhë prej tyre.

Menjëherë paskëtaj, i lindi ideja brilante e shpikjes së një makine, nga e cila do buronin paratë.

Që nga ajo kohë, nuk kishte asgjë tjerr veçse kartave plastike e cila të lëshonte një kupon për të tërhequr paratë, por jo vetë paratë si të tilla.

n.e/NOA

KOMENTE