English

Sport-Futboll/ Kombëtarja Nis Grumbullimin, Sot Bashkohen Me Grupin Edhe Lojtarët E Superligës

- Kombëtarja shqiptare nisi grumbullimin për dy miqësoret e ardhshme, të cilat do të shërbejnë për të përzgjedhur kontigjentin në prag të eliminatoreve të Euro 2012 - TIRANË, 20 Maj /ATSH- Gjergji Mima/. - Kombëtarja shqiptare e futbollit nisi dje pasdite në Luz të Kavajës grumbullimin për dy takimet miqësore me Malin e Zi më 25 maj në Podgoricë dhe Andorrën më 2 qershor në Tiranë. Sipas burimeve nga Federata Shqiptare e Futbollit, dje nën urdhrat e Kuzhes ishin të gjithë lojtarët e thirrur prej tij përveç futbollistëve të Superligës, të cilët do t'i bashkohen grupit vetëm në stërvitjen e ditës së sotme, që fillon në orën 10.00. Ndërkohë, sot do të ketë stërvitje edhe pasdite në orën 18:00. Grupit do t'i bashkohet sot edhe portieri i Laçit, Ervin Llani. Ky i fundit është lojtari i gjashtë që vesh për të parën herë fanellën e Kombëtares, së bashku me Ditmar Bicajn, Emiljano Veliajn, Bekim Balën, Ahmed Januzin dhe Parid Xhihanin. Ekipi përfaqësues do t'i zhvillojë seancat stërvitore në fshatin Luz, pranë Kavajës, ndërsa ditën e premte është parashikuar një ndeshje miqësore me përfaqësuesen U-19./s.s./
KOMENTE