English

Suedia Mbyll Ambasadën Në Pakistan Për Arsye Sigurie

STOKHOLM, 20 maj /ATSH-AFP/ - Suedia ka mbyllur ambasadën e saj në Islamabad që prej më tepër se dy javësh për arsye të pasigurisë që ekziston në Pakistan, u shpreh sot për AFP-në zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, Tobias Nilsson. "Nuk e dimë se kur do të mund ta rihapim", shtoi Nilsson, duke mos treguar me hollësi nëse misioni ka patur kërcënime të drejtpërdrejta. "Nuk i komentojmë asnjëherë këto lloj çështje sigurie", deklaroi ai. Përpara dy vjetësh, ambasada e Suedisë në Islamabad është kërcënuar pas një sulmi kamikaz me autobombë kundër misionit në kryeqytetin pakisanez të fqinjit të tij skandinav danez. Al-Kaida e mori përsipër sulmin që shkaktoi gjashtë të vdekur, duke e cilësuar si "shpagim" pas publikimit në Danimarkë të karikaturave të profetit Muhamet. Në mars, është shmangur një komplot që synonte artistin suedez Lars Vilks, autor i një karikature të Muhametit me trup qeni. Një organizatë e lidhur me Al-Kaidën ka ofruar 100 000 dollarë për atë që do ta vriste Vilks. Një shpërblim prej 50 000 dollarësh është premtuar për kokën e tij. /I.Pu.
KOMENTE