English

Tajlandë - Të Paktën Nëntë Të Vdekur Në Një Tempull

BANGKOK (Tajlandë), 20 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën nëntë persona u vranë dje gjatë përleshjeve në një tempull në kampin e manifestuesve antiqeveritarë në Bangkok, pas operacionit të ndërmarrë nga ushtria, njoftoi sot policia. "Mjekët dhe forcat e shpëtimit, të cilët mbërritën në vendngjarje, njoftuan se kishin gjetur nëntë trupa në brendësi të faltores, por ata nuk kanë mundur t'i marrin'', theksoi një zëdhënës i policisë, Prawut Thavornsiri. Ushtarakë të shumtë nga radhët e këmishëkuqve duke përfshirë gra dhe fëmijë u gjendën në tempullin në lagjen së pushtuar nga këmishëkuqtë. Nga përleshjet e djeshme gjetën vdekjen të paktën nëntë persona duke përfshirë dhe një gazetar italian, sipas bilancit të fundit zyrtar./ /ec/ a.jor.
KOMENTE