English

Topi Dekreton Shkarkimin E Një Prokurori Dhe Emërimin E Dy Gjyqtarëve

TIRANË, 20 Maj/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi sot shkarkimin nga detyra të një prokurori dhe emërimin e dy gjyqtarëve në gjykatat e apelit Tiranë dhe Vlorë. Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, Kreu i shtetit me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm dekretoi shkarkimin e Drini Palit me detyrën prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, me motivacionin "për shkelje që diskreditojnë rëndë figurën e prokurorit". Gjithashtu, Presidenti i Republikës me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dekretoi Gramoz Levanaj, gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Kurbin, si gjyqtar në gjykatën e apelit Tiranë. Ndërsa, Andi Civici, gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Fier, emërohet gjyqtar në gjykatën e apelit Vlorë./a.s//n.m/
KOMENTE