English

Tpi Konfirmon Në Apel 15 Muaj Burg Për Vojislav Sheshelj Për Dhunim Të Gjykatës

HAGË, 19 maj /ATSH-AFP/ - Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë konfirmoi dje në apel një dënim me 15 muaj burg ndaj liderit ultranacionalist serb, Vojislav Sheshelj për dhunim të gjykatës. ''Dhoma e Apelit konfirmoi dënimin e Vojislav Shesheljit për dhunim dhe dënimin e tij me 15 muaj burg", theksoi gjykata në një komunikatë. Sheshelj, 55 vjeç, bëri thirrje kundër një gjykimi që e shpallte fajtor se kishte zbuluar identitetin e tre dëshmitarëve të mbrojtur që kishin dëshmuar në procesin e tij për krime lufte kundër njerëzimit para TPI-së, gjë që përbën dhunim të Gjykatës. TPI-ja, statusi i së cilës parashikon një dënim maksimal me shtatë vjet burg dhe 100 000 euro gjobë për dhunim të Gjykatës, njoftoi më 5 shkurt se ka nisur procedurat e reja gjyqësore kundër Shesheljit për zbulim të informacionit që mundëson identifikimin e 11 dëshmitarëve të tjerë të mbrojtur./ /ec/ a.jor.
KOMENTE