English

Vidhen pikturat e Pikasos dhe Matise nga Muzeu i Parisit

Paris, 20 maj, NOA – Disa nga pikturat më të mira në botë janë vjedhur sot nga Muzeu i Parisit.

Policia tha se pesë piktura, përfshirë kryevepra të Pikasos dhe Matisit, janë vjedhur nga Muzeu i Artit Modern në Paris. Kjo është një prej vjedhjeve më të mëdha të artit. Por një dëm jo i vogël është dhe ai monetar. Mendohet se vlera e pikturave të vjedhura arrin në 500 milionë euro.

Një zyrtar i policisë tha se sot është raportuar për mungesën e pikturave në Muzeun e Artit Modern.

Pikturat ishin të Pablo Pikasos, Henri Matisit, Fernande Legerit, Modiglianit etj. Kjo është cilësuar si një nga vjedhjet me të mëdha të kohërave të fundit. Policia tha se po punon për gjetjen e autorëve.

Por shokuese për mediat ka qenë dhe deklarata e përgjegjësit të sigurisë në muzeun e Parisit.

“Është budallallëk të vjedhjesh pikturat në këtë mënyrë dhe sidomos këto piktura”. Ai ka theksuar se më këto piktura nuk mund të bësh asgjë, pasi ato nuk mund të shiten.

Mendohet se vjedhja ka qenë për ndonjë koleksion privat.

m.xh.NOA

KOMENTE