2800 Maturantë Shqiptarë Pjesë E Paradës Festive, Olimpiada E Maturës
TIRANE 21 Maj/ATSH/- Rreth 2800 maturantët nga Tirana, Durrësi dhe Elbasani festuan në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" përmes një parade festive Olimpiadën e Maturës, një festë kjo që realizohet në të gjitha kryeqytetet e Ballkanit.
Ky aktivitet i organizuar në ditën e përfunimit të vitit shkollor për të gjithë maturantët në rang vendi, u organizua nga Drjetoria Arsimore Tiranë dhe Federata e Shqiptare e Dancit Sportiv.
"Ky aktivitet është i specifikuar për maturantët dhe zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, "tha presidentja e Dancit Sportiv, Linda Spaho, sipas të cilës një vit më parë në të gjithë Ballkanin kanë demostruar mbi 26 mijë maturantë./e.gj/