English

Axhenda, 21 Maj, Atsh

Ora 10.00 - Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT), ne bashkepunim me projektin Rritje Albania (Competitive Enterprise Development), financuar nga USAID organizon tryezen "Rimbursimi i TVSH-së për eksportuesit: kostot, implikimet dhe sfidat"; Ora 10:00- Në universitetin "Zoja e Këshillit të Mirë" organizohet dhënia e çertifikatave të kualifikimit "Menaxhimi i Institucioneve dhe i Shërbimeve Shëndetësore", në bashkëpunim me Ministritë e Arsimit, Shëndetësisë, të Punëve të Jashtme të Italisë dhe rajonin e Toskanës në Itali; Ora 10.00 - Në MTKRS zhvillohen veprimtari me rastin e Dites Nderkombetare te Diversitetit Kulturor, ku do të promovohet libri "Agoj" - Album pianistik mbi motive popullore shqiptare"; Ora 10 :30- Konferencë shtypi në Teatrin Kombëtar për shfaqjen "Koleksioni i Përhershëm" nga Thomas Gibbons Ora 17:00- Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sportit nen kujdesin e Kryeministrit Berisha hap sezonin turistik në sheshin "Nene Tereza", ku zhvillohet "Adriatic & Ionian Cassic Rally", me pjesëmarrjen e 50-60 makinave klasike nga Greqia, Maqedonia, Bullgaria, Italia, Mali i Zi, Turqia dhe Shqipëria. KOSOVË: Ora 12:00 - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe komandanti i KFOR-it mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp; Ora 12:00 - Takimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) i Republikës së Kosovës./n.m/
KOMENTE