Axhenda Ndërkombëtare 21 Maj 2010
-------------------------------------------------------------
NGJARJE KRYESORE
-------------------------------
BRUKSEL/BERLIN/LISBONË - Ndjekje e krizës ekonomike në Evropë, ndërkohë që zvarritjet në zonën euro kanë shkaktuar uljen e tregjeve.
BRUKSEL - Takim i ri i ministrave të Financave të Bashkimit Evropian për debatet që kanë të bëjnë me njoftimin e masave shtrënguese në lidhje me riforcimin e vëzhgimit ekonomik dhe buxhetor në Evropë.
BERLIN - Parlamenti do të miratojë projektligjin mbi pjesëmarrjen gjermane në planin e ndihmës për zonën euro me një shumë prej 750 miliardë eurosh.
LISBONË - Qeveria socialiste përballet me një mocion të censuruar paraqitur nga komunistët i kundërshtuar me forcë.
TË TJERA
---------------
SEUL - Koreja e Jugut konfirmoi sot se Koreja e Veriut duhet të paguajë për silurimin në muajin mars të një anijeje koreanojugore ku si pasojë humbën jetën 46 persona.
BANGKOK - Ushtria tajlandeze njofton se do t'i japë fund operacioneve për sigurimin e plotë të qendrës së Bangkokut.
KANË (Francë) - Festivali i Kanës prezanton filmin algjerian të Rachid Bouchareb, "Hors la loi", kushtuar masakrës së Setif në Algjeri më 1945 dhe që ngjalli reagime në Francë.
TEHERAN - Ndjekje e çështjes bërthamore iraniane. Iranianët hodhën poshtë kërcënime për sanksione të reja ndërkohë që pjesa më e madhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u shprehën pro miratimit të një rezolute të re që sanksionon programin bërthamor të Iranit.
BERLIN - Pas Parisit, kryeministri i ri britanik, konservatori David Cameron do të shkojë në Berlin. Ai do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel./
/ec/ a.jor.