English

Bosnjë - Policia Arreston Dy Serbë Për Lidhje Me Lëvizje Islamike

SARAJEVË, 21 maj /ATSH-AFP/ - Policia boshnjake arrestoi sot dy shtetas serbë për lidhje me një anëtar të një lëvizjeje integriste islamike, i cili u arrestua në fillim të muajit, deklaroi sot një zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Shtetit. Dy të arrestuarit, të cilët akuzohen për lidhje me lëvizjen ''wahhabite'', u arrestuan në rajonin e Tuzlas, në veri të Bosnjës dhe do të vendoset në bazë të hetimeve, nëse ata do të ekstradohen drejt Serbisë, deklaroi zëdhënësi Boris Grubesiç. Agjencia e lajmeve SRNA, nga ana tjetër, bëri publik identitetin e të arrestuarve, Jasmin Koraç dhe Milutin Sretenoviç. Në fillim të majit, policia boshnjake arrestoi, po ashtu në Tuzla, Maksim Boziç, i ashtuquajturi Mehmed A, fillimisht besimtar ortodoks i kthyer në mysliman./ /i.p/
KOMENTE