English

Dy Palestinezë Eliminohen Pas Hyrjes Në Territor Izraelit

JERUSALEM, 21 maj /ATSH-AFP/ - Dy palestinezë të armatosur u eliminuan sot nga ushtria izraelite pasi kishin hyrë në territorin e Izraelit nga Rripi i Gazës, njoftoi sot radioja ushtarake izraelite. Dy personat e armatosur u vranë në territor izraelit, disa metra në brendësi të zonës së sigurisë që ndan kufirin me rajonet jugore të Rripit të Gazës, sipas radios ushtarake. Shërbimi i Sigurisë ''Zaka'' njoftoi për një përpjekje për infiltrim të disa terroristëve në afërsi të Kibboutz, në Nirim, rajon jugor i Izraelit". "Një njësit i forcave speciale të ushtrisë i ka eliminuar", shtoi Zaka. Një zëdhënësi i ushtrisë izraelite deklaroi më parë se "kishte pasur shkëmbime zjarri" mes një ekipi ushtarësh izraelitë dhe disa luftëtarëve palestinezë./ /i.p/
KOMENTE