English

Ekon - Fmn: Zona Euro Nuk Do Të Shpërbëhet

PARIS, 21 maj /ATSH-MIA/ - Zona euro nuk rrezikon shpërbërjen, por ekziston rreziku që ajo të funksionojë keq, vlerësoi drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Dominique Strauss-Kahn në intervistën për kanalin francez televiziv ''France2''. Kahn theksoi se rritja eknomike nuk zgjidhet lehtë dhe se për të nevojitet kohë. Duke u përqëndruar në krizën e besimit në politikë nga e cila është goditur Evropa, ai u bëri thirrje evropianëve për veprim. Kahn beson te euroja, edhe pse gjatë muajve të fundit ajo humbi shumë nga vlera e saj, duke u bërë thirrje vendeve nga eurozona për një koordinim më të madh. "Nuk mund të ndajmë monedhë të njëjta dhe të mos ndajmë të njëjtat vendime", tha ai./ a.jor.
KOMENTE