Ekon - Gjermani - Schauble Kërkon Përgjegjësi Të Përbashkët Për Euron
BERLIN, 21 maj /ATSH-AFP/ - Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble u kujtoi sot deputetëve gjermanë përgjegjësinë e tyre të përbashkët për euron duke iu kërkuar atyre të mbështesin planin masiv për zonën euro dhe duke premtuar të angazhohen për një taksim të tregjeve financiare.
"Mbrojtja e monedhës tonë është përgjegjësia jonë e përbashkët'', theksoi Schauble duke iu kërkuar deputetëve të Bundestagut, dhomës së ulët të parlamentit, të votojnë ligjin e taksave në kuadër të një mekanizmi për stabilizimin e euros.
"Tregjet do të gjejnë besim vetëm kur të miratohet plani'', shtoi ai
"Është një realitet, tregjet shikojnë më shumë drejt Gjermanisë sesa Greqisë ose Maltës'', theksoi ai.
Ligji do t'i mundësojë Gjermanisë të marrë pjesë në një mekanizëm kredish dhe garancish me një vlerë prej 440 miliardë eurosh organizuar nga vendet evropiane për të mbështetur shtetet e zonës euro më me shumë borxhe.
Pjesa e Gjermanisë, ekonomia e parë në Evropë mund të arrijë deri në 148 miliardë euro. /
/ec/ a.jor.