Ekon - Parlamenti Evropian Pa Qëndrim Të Përbashkët Për Zgjidhjen E Krizës Ekonomike
STRASBURG, 21 maj /ATSH-MIA/ - Deputetët e Parlamentit Evropian nuk arritën dje të harmonizojnë qëndrimet për zgjidhjen e krizës ekonomike.
Mospajtimet para se gjithash ishin mes të djathtës dhe të majtës dhe për këtë arsye deputetët ranë dakord që votimi për strategjinë ekonomike të Bashkimit Evropian për dekadën e ardhshme të shtyhet për seancën e ardhshme plenare, e caktuar në mes të qershorit.
Votimi duhet të bëhet përpara takimit të nivelit të lartë që duhet të mbahet më 17 qershor në Bruksel.
Deputetët e Parlamentit Evropian gjatë gjithë javës nuk kanë mundur të bien dakord për tatimin e transaksioneve financiare, për tatimet e reja dhe krijimin e fondit valutor./
a.jor.