English

Elbasan; Nis Proçesi I Privatizimit Të 44 Objekteve Në Ndërmarjen E Prodhimit Të Çeliqeve

ELBASAN, 21 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/. -Ndërmarja Shtetërore e Prodhimeve të Çeliqeve, që ndodhet brenda ambientit të ish- Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, ka nisur me ritme të shpejta proçesin e privatizimit, një nismë kjo e Qeverisë shqiptare. Drejtori i Ndërmarrjes së Prodhimeve të Çeliqeve, Ilir Ropi, tha për ATSH se " janë rreth 44 objekte që pritet të privatizohen nga ana e subjekteve të ndryshme në qarkun e Elbasanit". Sipas tij, ky proçes po ecën me ritëm të shpejtë dhe pritet të përfundojë brenda afateve të përcaktuara në ligj. Objektet që pritet të privatizohen dhe që janë në pronësi të Ndërmarrjes së Çeliqeve shërbenin më parë si magazina, kapanone, etj. Ropi tha se ka pasur shumë interes nga individë vendas dhe të huaj, si edhe kompani të ndryshme, të cilat dëshirojnë të privatizojnë këto objekte, dhe që në të ardhmen pritet të shërbejnë për biznese private. "Nuk do të jetë e largët dita, kur ish- Kombinati Metalurgjik në Elbasan, të kthehet në një park industrial", tha Ropi./s.s./
KOMENTE
  • lsi18:38 - 05 Nëntor 2010
    bravo z.ROPI