English

Familjarët denoncojnë mjekët për vdekjen e të afërmit në QSUT

Mjekët që janë marrë me pacientin e ndjerë, kanë deklaruar nga ana e tyre, se pacienti vuante nga një kancer i laringut dhe për këtë, ai ishte operuar por nuk kishte arritur të shpëtonte

Tiranë, 21 Maj 2010 NOA – Një burrë ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spital dhe familjarët hedhin akuza për mjekim të pakujdesshëm nga ana e mjekëve.

Edmond Beci, rreth 57 vjeç, ishte paraqitur për ndërhyrje mjekësore në Repartin e Urologjisë (URL), i cili ndodhet në mjediset e brendshme të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë (QSUT) dhe është rikonstruktuar me fondet e qeverisë franceze.

Të afërmit këmbëngulin se i ndjeri nuk vuante nga ndonjë sëmundje, për më tepër, të kishte rrezik jete, ndaj akuzojnë se mjekët janë treguar të papërgjegjshëm duke i shkaktuar vdekjen.

Nisur nga ky pretendim, familjarët kanë kërkuar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës të ndërhyjë për të hetuar mbi dyshimet e tyre.

Sipas të dhënave të para jozyrtare nga QSUT, pacienti paraqiste probleme me grykët dhe kishte kërkuar ndihmë pikërisht për këtë simptomë.

Mjekët që janë marrë me pacientin e ndjerë, kanë deklaruar nga ana e tyre, se pacienti vuante nga një kancer i laringut dhe për këtë, ai ishte operuar por nuk kishte arritur të shpëtonte.

r.n/NOA Vijon...

KOMENTE