Bruksel, 21 maj, NOA – Hyrja e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe statusi i Kosovës janë dy çështje që ecin paralelisht Beogradi zyrtar duhet të dijë se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një prej kushteve kryesore për integrimin e saj në Bashkimin Evropian.
Një fakt të tillë e ka bërë me dije komisioneri evropian për Zgjerim, Stefan Fule, gjatë një interviste, sipas të cilit, shtetet të cilat dëshirojnë të aderojnë në Bashkimin Evropian, do të mund të hyjnë në BE vetëm atëherë kur të jenë të gatshme për një gjë të tillë.
Duke nënkuptuar me këtë, reformën në sistemin gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit, Fule tha se “cilido shtet që dëshiron të hyjë në BE, duhet të tregojë se ka marrëdhënie të mira me fqinjët e tij, që bazohen në bashkëpunim, tolerancë dhe mirëkuptim të dyanshëm”.
Ndërsa lidhur me krizën ekonomike në Greqi, e cila mund të frenojë zgjerimin e BE-së, Fule ka deklaruar se vala e fundit e zgjerimit ka rritur dinamizmin ekonomik edhe në shtetet e vjetra, por edhe në ato të reja të BE-së.
n.e/NOA