English

Futboll-Euro 2012/ Franca Ndryshon Trajner Për Eleminatoret E Kampionatit Evropian

TIRANË, 21 Maj /ATSH-Gjergji Mima/. - Loren Blank do të drejtojë Francën, kundërshtaren e Shqipërisë në Grupin D, gjatë eliminatoreve të Euro 2012. Klubi i Bordosë dhe Federata Franceze gjetën akordin që e lejon ish-mbrojtësin të "lirohet" nga kontrata me "xhirondinët" dhe të bëhet pasardhës i Rajmond Domenek pas Botërorit 2010. Sipas së përditshmes "L'Equipe", skuadra franceze ka përfituar 1.5 milionë euro dëmshpërblim për marrëveshjen e prishur te Blank, pasi kontrata skadonte në vitin 2011. Franca, e cila është kualifikuar me vështirësi për në aktivitetin që do të startojë më 11 qershor në Afrikën e Jugut, nuk cilësohet si një prej pretendenteve për Kupën e Botës. Gjithsesi, ata janë kandidatët kryesorë për të fituar grupin eliminator të Kampionatit Europian, ku përveç kuqezinjve të drejtuar nga Josip Kuzhe, bëjnë pjesë edhe Rumania, Bjellorusia, Luksemburgu dhe Bosnja. Dy sfidat ndaj ekipit të Francës janë lënë për në fund të kalendarit për Shqipërinë, në eleminatoret e kampionatit Evropian 2012. Në 3 shtator të 2011, Franca do të vijë në Tiranë, ndërsa në 8 tetor të 2011-ës, futbollistët e kombëtares do të udhëtojnë për në Paris. /a.ke/
KOMENTE
  • Kevin Juvenisti15:38 - 29 Mars 2011
    franc ndryshon a jo trajner prep me shqiprin do ta ket te veshtir te barazoj ne france