English

Gjenden të mbytur 2 peshkatarë në Shkodër

Shkodër, 21 maj, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës, pranë pikës kufitare të Hanit të Hotit, ndërsa kalimtarë të rastit kanë parë të notonin në ujërat e liqenit dy trupa të pajetë.

Bëhet me dijeni, paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA se këta trupa u përkasin dy peshkatarëve, të cilët janë mbytur ndërsa kanë qenë duke peshkuar me një varkë, e cila është përmbysur për shkak të kohës së keqe dhe erës së fortë.

Ndërkaq, grupi hetimor, i shoqëruar edhe nga disa polumbarë ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është duke punuar për nxjerrjen e trupave të pajetë nga ujërat e ftohtë të liqenit.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat mësohet se janë Gjovalin Smajli dhe Nikolin Shabi, që të dy banorë të fshatit Hot të komunës Kastrat.... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE