English

Gjeopolitika Dhe Roli I Shba Në Shek. Xxi-Të Mbledh Studiuesit

TIRANE 21 Maj/ATSH/- Studjues të njohur ndërkombëtare referuan sot në Tiranë në një konferencë shkencore të organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës (UET) për çështje të gjeopolitikës botërore dhe rolin SHBA-ve. Prof. Amitai Etzioni i Universitetit të Kolumbias dhe ish këshilltar i Presidentit Xhimi Karter, u përqëndrua në rolin që luan dhe do të luajë SHBA në arkitekturën globale të XXI-të. Ai theksoi se politika e jashtme e SHBA-ve duhet të orientohet para së gjithash, nga interesat kombëtare të sigurisë së saj dhe forcimit të sigurisë në shkallë globale. Prof. Pierre Hassner nga Franca, që dje u dekorua nga Presidenti Topi për kontribut në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, foli mbi dilemat në politikën e jashtme amerikane në një botë, që po bëhet gjithnjë e më e ndërvarur dhe gjithnjë e më pak e kontrollueshme. Pjesëmarrja e emrave të tillë si Prof. Amitai Etzioni i Universitetit të Kolumbias, Prof. Pierre Hassner nga Franca dhe Prof. Paul Hollander nga Universiteti i Masaçusetsit, e kthyen këtë konferencë në një leksion të veçantë për studentët. "Kjo konferencë është dëshmi e arritjeve të shkencave sociale shqiptare dhe nivelin e tyre të krahasueshëm me akademikët në botë", tha drejtori i Institutit i Studimeve Sociale dhe Politikave në UET, Fatos Tarifa./e.gj//n.m/
KOMENTE