Gjermani - Presidenti Koehler Viziton Afganistanin Për Herë Të Parë
BERLIN, 21 maj /ATSH-ANSA/ - Presidenti i republikës gjermane, Horst Koehler, vizitoi sot për herë të parë Afganistanin. Presidenti, së bashku me bashkëshorten Eva Luise, mbërriti në Mazar-i-Sharif ku ndodhet pjesa më e madhe e kontingjentit gjerman dhe gjatë një fjalimi para ushtarëve ai theksoi se "misioni është i vështirë dhe i rrezikshëm, por njëkohësisht edhe i drejtë dhe i ligjshëm".
/e.v/