English

Irak - Të Paktën 23 Viktima Nga Një Atentat Me Autobombë Në Një Treg

BAKUBA, 21 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën 23 persona mbetën të vdekur sot dhe mbi 55 të tjerë të plagosur nga një atentat me autobombë në një treg shumë të frekuentuar në Khales, rreth 65 kilometra në veri të Bagdad, deklaroi pak më parë një komandë e operacioneve ushtarake në Bakuba. Komanda theksoi se bëhej fjalë për një bilanc fillestar dhe se numri i viktimave mund të rritej. Ky është sulmi më i përgjakshëm në Irak që nga 14 maj, kur një sulm i ngjashëm, por i dyfishtë shkaktoi vdekjen e të paktën 25 personave gjatë një ndeshje futbolli në stadiumin Tal Afar, rreth 380 kilometra në veri të Bagdadit./ /i.p/
KOMENTE