English

Kontrabanda, sekuestrohen 308 ceuluarë

Durrës, 21 maj, NOA – Plot 308 telefona celularë janë sekuestruar nga forcat e policisë së Durrësit, në kuadrin e një operacioni të organizuar prej tyre për goditjen e kontrabandës që kryhet me ta.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni se lidhur me këtë akt kontrabande të ushtruar, po ndiqen penalisht në gjendje të lirë edhe 6 persona, të dyshuar si autorë të tij.

Kështu, raportohet se të implikuarit janë 40-vjeçari Q.Xhaferri, me 10 telefona kontrabandë; 27-vjeçari R.Kozeli, me 35 telefona të tillë; 22-vjeçari A.Laho, të cilit iu sekuestruan 69 telefona celularë të kontrabanduar; 28-vjeçari D.Hashysa, me 111 telefona celularë; 48-vjeçari S.Ruçaj, me 19 të tillë si edhe 44-vjeçari P.Gjilani, të cilit iu sekuestruan 64 telefona celularë; që të gjithë banues në qytetin e Durrësit.

Procedimi penal ndaj tyre filloi për arsye se janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Sheshi Pranvera” në qytetin bregdetar duke ushtruar aktivitetin e kundraligjshëm të tregtimit të telefonave celularë, për të cilët nuk dispononin asnjë lloj dokumentacioni.

n.e/NOA

KOMENTE