Koreja E Jugut: Pheniani Do Ta Paguajë Mbytjen E Anijes ''Cheonan''
SEUL, 21 maj /ATSH-AFP/ - Ministri koreanojugor i Mbrojtjes konfirmoi sot se Seuli do ta bënte Korenë e Veriut të paguante për mbytjen e anijes ''Cheonan'' nga hedhja e një siluri, ku si pasojë humbën jetën 46 persona.
"Koreja e Veriut i ka kaluar limitet dhe për një akt të tillë ne do ta bëjmë të paguajë'', theksoi Kim Tae-Young për korrespondentët e huaj duke shtuar se përmes masave të parashikuara ekzistojnë sanksione shtesë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së kundër regjimit komunist të Phenianit.
Presidenti koreanojugor, Lee Myung-Bak e cilësoi mbytjen e anijes si një provokim i ushtrisë që përbën një dhunim të Kartës së Kombeve të Bashkuara përsa i përket marrëveshjes së armëpushimit dhe marrëveshjes kuadër ndërkoreane./
/ec/ a.jor.