English

Kosovë- Certifikohen 5 Oficerë Të Fsk-Së Në Akademinë Ushtarake Në Tiranë

PRISHTINË, 21 Maj /ATSH-B.Jashari/.-Pesë oficerë (grada kapiten) të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) u certifikuan sot në Akademinë Ushtarake të Shqipërisë. Ministria e FSK-së bëri të ditur se të certifikuarit kanë kryer Kursin Themelor për Oficer të Shtabit, i cili ka zgjatur 3 muaj, dhe ishte organizuar kryesisht për oficerë shtabi të Ushtrisë Shqiptare, bazuar në memorandumin e bashkëpunimit mes Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, të nënshkruar kohë me parë. Në bazë të këtij memorandumi, u është hapur rruga oficerëve dhe nënoficerëve të FSK-së që të pajisen me dije dhe eksperienca të reja në fusha të ndryshme, në shkollat ushtarake në Shqipëri. Gjithashtu, po sot, u bë certifikimi edhe i tre nënoficerëve të FSK-së, të cilët ndoqën një kurs të avancuar 6 javpr të nënoficerëve për Lidership, së bashku me 51 nënoficerë të Ushtrisë Shqiptare./s.s./
KOMENTE