Kosovë - Presidenti Sejdiu Takon Ban Ki-Moon Gjatë Kthimit Nga Malajzia
PRISHTINË, 21 Maj /ATSH-B.Jashari/.-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, rrugës së kthimit për në Prishtinë nga vizita zyrtare në Malajzi, pati sot një takim të shkurtër me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në Aeroportin e Stambollit.
Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit e Presidentit të Kosovës.
Presidenti Sejdiu u kthye pasdite në Prishtinë pasi përfundoi vizitën zyrtare në Malajzi, ku me ftesë të Kryeministrit të këtij vendi, z. Dato' Sri Mohd Najib Tun Abdul Razak, mori pjesë në punimet e Forumit të gjashtë Ekonomik Islamik Botëror, ku pati edhe takime të shumta dhe loboi për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës./s.s./