English

Malësi E Madhe: Dy Peshkatarë Humbin Jetën Në Liqenin E Shkodrës

MALËSI E MADHE, 21 Maj/ATSH-G. Marku/ - Dy peshkatarë nga fshati Hot në Malësinë e Madhe, u mbytën të premten në Liqenin e Shkodrës, ndërsa kishin dalë herët në mëngjes për peshkim. "Peshkatarët Gjovalin Smajli, 40 vjeç dhe Nikolin Shabi, 18 vjeç u gjetën të mbytur në liqen, rreth 50 metra larg bregut në afërsi të doganës Hani i Hotit", bëri të ditur Policia. Trupat e pajetë të peshkatarëve u gjetën nga policia lokale, në bashkëpunim me polumbarë nga Mali i Zi. Sipas policisë, nga deklarimet e të afërmeve mësohet se dy peshkatarët kishin dalë për peshkim me varkë rreth orës 03.00 të ditës së sotme. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ch/
KOMENTE