English

Maturantët Në Javën Përgatitore Për Provimet E Maturës

TIRANE 21 Maj/ATSH/- Maturantët pasi përfunduan sot vitin shkollor do të fillojnë këtë të shtunë javën përgatitore për provimin e parë të maturës së 2010-s në lëndën e Letërsisë dhe Gjuhës shqipe, që zhvillohet më 1 qershor. Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA) bën të ditur se ka detajuar listën përfundimtare me të gjithë numrat e regjistrimit të maturantëve, të klasifikuar sipas llojit të shkollës. Tezat e provimeve që do të plotësojnë maturantët, do të identifikohen nga numrat e veçantë të regjistrimit ose barkodet. Javën e ardhshme atyre do t'u komunikohet nga komisionet përkatëse numri i identifikimit që do të kenë për katër provimet e Maturës, i cili do të zbulohet vetëm pasi të jenë korrigjuar testet e provimeve. Ndërkaq AVA i ka pajisur të gjithë maturantët me një numër të caktuar regjistrimi, që janë hartuar në bazë të një rendi zbritës, sipas të dhënave të mbledhur për të gjitha shkollat. "Nisja e konsultimeve për moskushtëzimin e marrjes së katër provimeve është element pozitiv", tha dje ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj në komisionin parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, ku vlerësoi se procesi i përgatitjes për provimet e Maturës po ecën pozitivisht./e.gj//n.m/
KOMENTE